Manifestimi “DITË DHE NETË FESTIVE” Edicioni i 4

Në kuadër të Manifestimit “DITË DHE NETË FESTIVE” Edicioni i 4 në organizim të shoqatave “KULT” dhe “OPUS ART” në bashkëpunim me shoqatat “FORTESA”, “GRUAJA SHQIPTARE”, “KONSONANACA” dhe QENDRA E KULTURËS – KËRÇOVË u realizua ky program kulturor-artistik: datë 09.10.2021 me fillim në ora 17:00 pranë IN Qendra e kulturës “Koço Racin” Kërçovë u mbajtë Festivali mbarëkombëtar i këngës rinore dhe për fëmijë “Dita Jonë” – Edicioni i 8-të ku në këtë manifestim kishte të shfaqura këngë nga më të ndryshme nga artistë të rinjë që vinin nga vende të ndryshme jashta dhe brenda vendit.

Më datë 10.10.2021 me fillim në ora 14:00 u shfaq Dokumentari “Dasma Kërçovare”autor i së cilës është kryetari Shoqatës Fortesa , gazetari Shaban Dalip. Në këtë dokumentar u shfaq ruajtja e vlerave tradicionale dhe të trashëgimisë kulturore si që është ceremonia e dasmës. Në këtë dokumentar nuk munguan edhe elemente tjera që përbëjn tërsin e paraqitjes autoktone të realizimit të një dasme kërçovare si që ishin këngët lirike të cilat vajzat i këndojnë me rastin e arritjes së nuses në shtëpinë e dhëndrit , këngët burimore të cilat i këndojnë krushqit gjatë rrugëtimit deri në shtëpinë e nuses dhe anasjelltas si dhe veshja tradicionale e grave dhe e burrave apo vallet dhe këngët e melosit popullor , të cilat ishin elementet e përzgjedhura nga pjesët kryesore të mozaikut që e përbën dasma shqiptare e Kërçovës.

Po në të njejtën ditë në ora 15:00 u mbajt Koncert me këngë, veshje dhe ushqime kërçovare autore e këtij projekti ishte artistja kërçovare Lumturie Axhami. Në këtë koncert u interpretuan këngë të trojeve tona, poezi si dhe intrepretime me veshje kombëtare kërçovare. Në fund të këtij koncerti të gjithë të pranishmëve ju servua një sofër me ushqime tradicionale kërçovare.

Në ora 19:00 po të njejtën ditë u mbajtë ekspozita personale e artistit të njohur Valmir Aziri me titull “Gjurmëve të atdheut”. U ekspozuan piktura të pikturuara në pëlhurë me tematik atdhetare.

Në ora 20:00 u mbajt koncerti solistik nga pianisti i njohur Shkelzen Baftiari.

Në ora 20:30 u interpretua filmi artistik ” Një tregim Prishtine” regjisore Burbuqe Berisha

Regjisore e filmit është Burbuqe Berisha, skenari është bërë nga Getoarbë Mulliqi Bojaj, producent Agron Vula, ndërsa në kastën e aktorëve janë aktorët Teuta Krasniqi, Donat Qosja, Luran Ahmeti, Artiola Hamdijaj e të tjerë.

Filmi ka në qendër historinë e Aurorës dhe Benit, të porsamartuar të cilët kanë një vajzë Fionën. Kjo familje i takon klasës së mesme të shoqërisë, por jetojnë në harmoni dhe janë shumë të lumtur.

Sfidat e tyre fillojnë kur vajza e tyre diagnostifikohet me kancer. Beni humbet punën, ndërsa ende paguan borxhin e kompanisë së tij, dhe i duhet të paguajë hipotekën e banesës së re, si dhe kredinë.
Aurora punon për një organizatë ndërkombëtare, por me pagën e saj e ka vështirë për t’i mbuluar të gjitha shpenzimet, sidomos tani kur ata do të kenë nevojë për paratë për trajtimin e Fionës, jashtë vendit.

Drama familjare, drama shoqërore, si dhe korrupsioni dhe dashuria, marrin një kthesë tjetër kur Fiona është diagnostifikuar. Beni është i detyruar të bëjë gjëra që ai kurrë nuk mendonte të bënte, ndërsa Aurora nuk e kupton situatën e Benit dhe e lë atë.

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *