Monodrama nga Taulanda Jupi “Malkony”

Me rastin e muajit të kancerit në gji, nën moton “Ti ke mundësi të zgjedhësh, duaje veten, zgjidh jetën” 22.10.2021 (E premte) ora 18:00 në INQK “Koço Racin”Kërçovë u shfaq monodrama “Malkony” nga Taulanda Jupi. 

Për mbështetjen e çdo gruaje e cila po përballet me këtë sëmundje, si dhe të tjerat të cilat fatkeqësisht kanë humbur betejën me kancerin, u mblodhën gra dhe vajza në një vend, me qëllim të ngritjes së ndërgjegjes për këtë sëmundje. Pasi ky ativitet senzibilizimi është mbajtur në Shkup, Tiranë dhe Gjakovë, jemi këtu të përcjellim mesazhin për rritjen e vetëdijes tek gratë për kancerin e gjirit, tha në fillimt organizatorja e këtij evenimenti, psikologija dhe aktivistja për të drejtat e grave Vala Adili.

Pjesë e panelit ishin katër gra, të cilat sollën një emocion shumë të madhë tek të parnishmit, Pajtime Mehmedi, Marigona Xhelili, Afërdita Nuhiji, Blerina Zendeli dhe Edona Lutfiu. Monodrama nisi dhe përfundoi me Anën, personazhin kryesor e cila personifikon të gjitha gratë që vuajnë nga kjo sëmundje. Kështu katër gratë në skenë, luajtën rolin e Anës. Thelbi i tekstit nuk kishte të bëjë me anën mjekësore, por, çfarë ndjejnë këta njerëz, çfarë përjetojnë, çfarë u shkon ndërmend, çfarë emocionesh kanë, si e ndajnë me të tjerët, si i përfshijnë të tjerët, si i largojnë të tjerët, a e luftojnë, a e pranojnë realitetin?

Foto album: https://www.facebook.com/989652581213912/posts/1861090104070151/

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *