
Si çdo vjet edhe këtë vit më datë 23.10.2021 e shtunë ora: 20:00, INQK “Koço Racin”Kërçovë shoqata artistike ArTact-Us – Kërçovë, realizoi natën poetike “Në mundsh 4” ku ishin përcaktuar për interpretim 19 poezi të autores Nurie Emrullai.
Për këtë aktivitet ishin të angazhuar regjia Afërdita Nuhiji me bashkëputorë Lirka Osmani, Noli Bekteshi që kanë bërë një punë të mrekullueshme bashkë me aktorët:
Adem Karaga, Drita Kaba Karaga, Erjona Ahmeti, Rrahim Ramadani, Beni SH Rasimi, Xaka Jonuzi Çeliku, Merita Limani Mustafa, shoqëruar nën tingujt e Jetmir Mehmedit.
Aktiviteti u mbajt sipas protokoleve të dhëna nga Ministria e kulturës të lëshuara nga komisioni për mbrojtje nga Covid-19.








