
Më 24.12.2023, në Qendrën e Kulturës u realizua projekti me titull “Koncerti i Vitit të Ri”, në të cilin morën pjesë artistë të njohur të muzikës klasike, të udhëhequr nga dirigjentja kërçovare Agona Çupi.
Artistët e njohur të muzikës e bënë këtë koncert një eksperiencë të paharrueshme.
Në këtë koncert morën pjesë:
Solistët Ismet Vejseli-tenor dhe Diana Malollari Pajaziti-soprano
Shkëlzen Bafitari në piano, Alba Zeqiri në violinë, Hana Palloshi në violinë, Yllza Bafitari në violë dhe Enis Alji në violonçel.
Për skenografinë u përkujdes Rrahim Ramadani.
Përveç audiencës së rregullt, koncerti u percoll edhe nga një numër i madh i bashkëqytetarëve që punojnë jashtë vendit dhe që kishin ardhë në shtëpitë e tyre për pushimet e vitit të ri. Të gjithë dashamirët e muzikës serioze shijuan interpretimin e këngëve të njohura nga muzika klasike si dhe këngë të përpunuara nga muzika shqiptare. Ky koncert ishte një kënaqësi e vërtetë për të gjithë brezat.
Shkëlzen Bafitari-piano
Alba Zeqiri-violinë
Hana Palloshi-violinë
Yllza Baftiari-violë
Enis Alji-violonçel
Repertori:
- Carol of the bells – Mykola Leontovych arr. P. Martin
- Silent Night – Franz Naver Gruber
- Feliz Navidad – Jose Feliciano
- O del mio amato bene – S. Donaudy
- Dashnor t’u bana – Sh. Deshplai, arr. Edon Ramadani
- Dielli ka perendue Aria e Mrikës – P. Jakova, arr. Agona Çupi
- Chi il bel sogno di Doretta – G. Puccini – arr. AGona Çupi
- Gentle airs melodious strains – G.F. Handel arr. Angel Spiroski
Event Link:
https://www.facebook.com/events/1015394119520532
Link nga foto galeria : https://www.facebook.com/media/set/?set=a.1322212212002784&type=3
Livestreaming video linqe:
https://www.facebook.com/100026420543169/videos/308472245516419 https://www.facebook.com/100026420543169/videos/1477594422813066 https://www.facebook.com/100070950774337/videos/445200981202890 https://www.facebook.com/100070950774337/videos/189320254204918 https://www.facebook.com/100070950774337/videos/1098973207902653 https://www.facebook.com/100070950774337/videos/658666449810555