Me rastin e festës së patronatit kishte një sërë aktivitetesh të organizuara në Qendrën tonë.

Biblioteka e INQK “Koço Racin” organizoi konkursin letrar të veprave për fëmijë me temë “Koha moderne”, ku morën pjesë nxënës nga shkollat fillore dhe shkollat nga fshatrat-komunat përreth. Si falënderim komisionit që mori pjesë në përzgjedhjen e punimeve u ndanë çertifikata mirënjohjeje, ndërsa për të ftuarit e këtij eventi dhurata me shenjën e Qendra e Kulturës dhe biblioteka.
Në organizimin e këtij manifestimi solemn, kjo ditë e veçantë për qendrën tonë, përveç konkursit tradicional letrar, u pasurua edhe me një tjetër manifestim në mbrëmje, ku në bashkëpunim me klubin letrar “Kitka” u plotësua me manifestimin “Mbrëmja poetike e Koço Racinit”. Në këtë manifestim, përveç anëtarëve të Klubit letrar “KiTka”, morën pjesë edhe nxënës të shkollës së mesme lokale nën mentorimin e mësuesve të tyre.
https://www.facebook.com/media/set/?set=a.292714033103620&type=3