
Në sallën e vogël në Qendrën e Kulturës “Koço Racin” u mbajt manifestimi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas “Gruaja e Suksesshme 2022” organizuar nga grupi joformal “Bohemët Kërçovarë”.





Në këtë manifestim u theksua se 8 Marsi na bashkon çdo vit për të ndarë gëzimin e kësaj feste, si dhe për të shprehur mirënjohjen e sinqertë ndaj grave dhe vajzave për kontributet dhe arritjet e tyre në sfera të ndryshme të jetës. Në këtë manifestim, ndër të tjera, patëm:
– Recitim të poezive
– Shfaqje mode
– Dhënie të lëvdatave për gratë dhe vajzat e suksesshme si dhe surpriza të tjera.
https://business.facebook.com/latest/posts/published_posts?asset_id=303390253916124