
Më datë 21.03.2022( E martë) me fillim në ora 18:00 në IN Qendra e Kulturës “Koço Racin” – Kërçovë në sallën e madhe u mbajtë aktivitet kushtuar Ditës botërore të poezisë,financuar nga Ministria e Kulturës së RMV-së.
Çdo vit, 21 mars është i rezervuar për aktivitete të rëndësishme.
Përveç se i themi një “Mirësevjen” pranverës, ditës së ekologjisë poashtu festojmë edhe Ditën botërore të poezisë. Njëra nga arsyet se pse festohet kjo ditë është përdorimi i recitalit gojor,në këtë mënyrë ripërtërihen dialogët mes poezisë dhe arteve të tjera.






Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me shkollat fillore të vendit, si “Sande Shterjoski” Kërçovë, “Naim Frashëri” Tuhin dhe Jagoll, “Milto Gurra” Garanë , “Gjergj Kastriot Skëndëbeu”Sërbic “Faik Konica”Greshnicë dhe “Rexhë Rushit Zajazi” Zajaz ku nxënësit recituan poezi nga autor të njohur në gjuhë shqipe dhe angleze.
Foto album :
Video live :