“Koncert duo në piano – 4 duart”nga pianistët e njohur kosovar Agron Shujaku dhe Ledian Shala

Muzika, ky art madhështor, që gjen mënyrën e të shprehurit përmes tingujve. Një art që nuk njeh gjuhë e nuk ka kohë.

Më datë 28.05.2021  Qendra e kulturës “Koço Racin” Kërçovë ishte mikëpritëse e një koncerti madhështor, “Koncert duo në piano- 4 duart” qe nisi e mbaroi me duartrokitje e emocione të mëdha.

Nën performimin e pianistit të njohur kosovar Agron Shujaku dhe Ledian Shala , ky koncert ishte edhe në rolin e koncertit inaugurues, duke qenë edhe koncerti që promovoj pianon e re.

Koncerti filloi me interpretimin e dy pianistëve , të cilët mahnitën  publikun kërçovarë me performimin  e tyre. Gishtat e tyre sëbashku tek shtypnin tastet e pianos, të krijonin bindje sikur ishin krijuar vetëm për piano dhe asgjë tjetër.

Dy pianistët kosovarë realizuan këtë koncert duo në piano duke performuar  një program të pasur nga kompozitorë të huaj dhe të vendit siç është Arban Hasani, Kreshnik Aliçkaj, Kushtrim Gashi, Valton Beqiri, Mendi Mengjiqi, Ravel.

Përshkak të pandemisë nga COVID-19 pjesmëmarrja e vizitorëve ishte e kufizuar duke respektuar masat për mbrojtje nga COVID_19 të dhëna nga Ministria e kulturës të lëshuara nga Komisioni shëndetësorë për mbrojtje nga COVID-19.

https://www.facebook.com/989652581213912/videos/2568299086800324/

Foto album :

https://www.facebook.com/989652581213912/posts/1753369511508878/

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *