Ekspozita “Njeriu numër”nga Stefan Ançeski

Më datë 16.09.2021 ora 14:00 në foajen e Qendrës për Kulturë “Koço Racin”u mbajtë ekspozita personale “Njeriu numër”nga Stefan Ançeski.

Në ekspozitë u ekspozuan 7 vepra.

Ekspozita “Njeriu-numër” nga autori Stefan Ançevski është e përkrahur nga Ministria e kulturës.
Pritja në sportele me numra në dorë në kohët e sotme është forma më aktuale për numërimin e njerëzve.Principi “merr numër” ndoshta nga njëra anë e lehtëson krijimin e pritjes në rradhë nëpër sportele përgjithësisht në të gjitha administratat publike, banka, operator dhe të tjerë, nga ana tjetër ajo pritja e “tmerrshme” është e paanashkaluar. Kjo është pika fillestare e këtij projekti arti, i cili rastësisht (në atë pritje të pafund) filloi të zhvillohej për të analizuar njeriun si një numër, për të qenë më të saktë, për ta konvertuar ose thjesht për të përfunduar atë nga identiteti njerëzor (numri unik i identifikimit) , numri i rradhës në ditarin e shkollës, numri i indeksit, deri në numrin e këpucëve, numri me fat, numri i viteve, numri i sheqerit në gjak ……. njeriu është i vendosur, d.m.th. përcakton në numra të rastësishëm. Sidoqoftë, kjo nuk është një deklaratë, por një ndjenjë që e marr sa herë që telefonoj një numër të caktuar – kthehem në një numër ose numri bëhet “Unë”?
Zgjidhjet grafike të bëra janë me procedura dhe teknika të ndryshme të marra rastësisht, pa kontroll mbi një nga teknikat më të kontrolluara të artit – grafika. Duke zgjedhur këtë procedurë, unë kam plotësuar përmbajtjen e punimeve të mia – duke kontrolluar dhe futur rendin me numrat e ekzistencës njerëzore kundrejt natyrës njerëzore, në krahasim me atë që njeriu në thelbin e tij – është – thotë autori.

Biografija
-Stefan Ançevski i lindur më datë 10.10.1993 në Kumanovë RMV
-I diplomuar në Fakultetin e arteve në Shkup në univerzitetin “Shën Kirill dhe Metodij” (2017)
-Merr pjesë në më shumë ekspozita grupore në vend dhe jashtë vendit në më shumë koloni të arteve
-Jeton dhe punon në Kumanovë kontakt:
e-mail:[email protected]
tel:071/291-761
instagram: @stefan.anchevksi
facebook: https://www.facebook.com/stefan.anchevski
Çmime dhe mirënjohje:
2019 – Drejtues në Kreativ / Art i “D Festival” – Dojran
2018 – certifikatë me rekomandim për kontributin personal dhe krijimin e suksesshëm të festivalit krijues dhe muzikor “D Festival” (2018) – Dojran
2014 – Fituesi i çmimit të parë “TrashForArt”
Ekspozita vetanake:
2021 “Njeriu-numër” – INQK “Koço Racin” – Kërçovë
Ekspozita grupore:
2021 Ekspozita në vepra – Kolonija e artit Kumanovë 2020 – Galerija Artistike- Kumanovë
2020 – Art Attack 2.0 – Kumanovë
2020 – 51. Koloni arti “Deliblatski pesak” – Pançevo, Serbi
2019 – Artistë të Kumanovës 2019 – Galeria e Arteve – Kumanovë
2019 – Matijas (besh) është këtu – Galeria FLU – Shkup
2018 – MiniFORMArt – Galeria e Arteve Tuluz Lotrek – Beograd, Serbi
2018 – Artistë të Kumanovës – Galeria e Arteve – Kumanovë
2018 – Ku -De? – Detoksifikim kulturor – Shtëpi artizanale – Kumanovë
2017 – Projekti artistik “Errësir” – Galeria FLU – Shkup
2017 – Ekspozitë e grafikës “Dragutin Avramovski – Gute” – Galeria FLU – Shkup
2016 – Shfaqja teatrale “TV Box” – Panairi i Shkupit
2016 – Grafika me format të vogël – Suli An – Shkup

Ekspozita u mbajt sipas protokollit të Ministrisë së Kulturës të lëshuar nga Komisioni Shëndetësor për Mbrojtjen nga Kovid 19.

Foto album:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1835075636671598&id=989652581213912

You may also like...

Lini një Përgjigje