Promovimi i dy romaneve “I huaji i mrekullueshëm” dhe “Rrëfimi” nga Olivera Shirgovska

Në INQK”Koço Racin” u mbajtë promovimi i dy romaneve nga shkrimtarja jonë vendase Olivera Shirgovska, promovimi u realizua në sallën e madhe , ku morën pjesë dy moderatorë në promovim, recensuesja e dy romaneve dhe vetë shkrimtarja.

Përfaqësuesja jonë nga Qendra e kulturës Maja Siljanoska e cila si moderatore hapi këtë promovim, duke e shoqëruar pastaj moderatori tjetër Mihajlo Petreski. Përveç moderatorëve promovimin e shoqëroi recensuesja e dy romaneve Viktorija Aleksoska, e cila lexoi recensionet e saj për romanet që u promovuan. Pas përfundimit të prezentimit nga moderatori Mihajlo Petreski dhe pyetjeve të tij drejtuar shkrimtares në lidhje me krijimin e veprave të saj, shkrimtarja iu drejtua audiencës duke treguar më shumë për krijimin e veprave të saj dhe shpjegoi se ajo shkroi fatin njerëzor në ato vepra. Në promovimin e librit kishte interes mjaft të lartë nga adhuruesit e librit me praninë e tyre.
Pas përfundimit të promovimit të librit të gjithë të pranishmit u nderuan me një koktel modest nga ana e Qendrës së Kulturës, ku vetë shkrimtarja shiti disa nga kopjet e librave për qëllime humanitare, të shoqëruara me nëshkrimin e saj për blerësin.

Foto album:

https://www.facebook.com/989652581213912/posts/1767024830143346/

Event facebook:

https://www.facebook.com/events/911013492776748/?ti=ls

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *