Tagged: Marjan Stojanoski

Ekspozitë personale ” A piece of Art ” nga Marjan Stojanoski

Para një numri shumë të madh miqsh, mysafirësh dhe artdashësish në foajen e qendrës së kulturës Koço Racin – Kërçovë shfaqëm  ekspozitën personale  “ A piece of Art   “  nga Marjan Stojanoski financuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të RMV.

Ekspozitën e hapi moderatorja Valdeta Ibishi dhe Maja siljanoski të cilat pasi folën për biografinë e autores i dhan fjalën drejtorit të qendre së kulturës z. Fluturim Ibraimi  i cili falënderoi të pranishmit dhe Ministrinë e kulturës dhe turizmit për përkrahjen e këtij projektoi si dhe autoren e cila solli shumë piktura domethënëse. Në vazhdim fjalë mori autorja e cila foli për veprat e saj dhe këtë ekspozitë konkretisht ku u paraqit me një numër të madh veprash një pjesë e të cilave janë paraqitur edhe në ekspozita brenda dhe jashtë vendit tone .

Ekspozita “Piece of Art” është një sintezë e dy projekteve të artistit Marjan Stojanoski: “Një vështrim drejt së pafundmes” dhe “Dikotomia e brendshme”.

Në projektin e tij më të fundit, “Piece of Art”, Marjan Stojanoski prezanton veprat e tij më të reja, të cilat pasqyrojnë një interes krijues të vazhdueshëm që lëkundet midis dy burimeve letrare-artistike të frymëzimit: aktualizimit të *Mythos*-it (mitosit) brenda artit bashkëkohor — që buron nga dëshira e epokës moderne për të përfshirë elemente të tilla — dhe manifestimit të *Logos*-it (logos-it) përmes interpretimeve krijuese (që pasqyrojnë aspiratat e epokës postmoderniste).

Në fund të ekspozitës u shtrua edhe një koktej për të pranishmit.

Event / https://www.facebook.com/share/p/1HSvq7ziXQ/

             / https://www.facebook.com/share/18BRVShUWb/

Видео материјал од facebook страната https://www.facebook.com/share/v/1Fz1bhAGSr/

Фото албум: https://www.facebook.com/share/p/1FTQSSmZuP/ https://www.facebook.com/share/p/14tstZT6gdB/