Kultura-K
Festivali i 12-të folklorik ndërkombëtar i këngëve dhe valleve
Qendra jonë për kulturë realizoi festivalin folklorik ndërkombëtar të 12-të me radhë të këngëve dhe valleve “Dr. Vladimir Polezhinoski” ky festival u mbajt 3 netë me radhë nga e premtja deri të dielën përpara Qendrës së Kulturës.
Continue reading…Panairi i librit 2019
Në qytetin e Kërçovës për tre ditë me radhë nga e premtja deri të dielën Akropoli i Ri në bashkëpunim me Qendrën tonë të Kulturës dhe me përkrahje të Komunës së Kërçovës realizoi panairin e librit me këto pjesëmarrës:
- Niku
- Feniks
- Fan Noli
- Nobel
- Logos-A
- Zenit
- Fondacioni ASR
- NUN
- Furkan ISM
- Kultura Mk
- Akropoli i Ri
Koncert ”Përjetime operistike”- Martina Avramoska dhe Vllatko Gruevski
Vizitë nga stafi i bibliotekës së Tetovës
Sot në Qendrën tonë kishim vizitë shumë të këndshme nga stafi i bibliotekës së Tetovës e cila mban emrin e shkrimtarit Koço Racin ashtu si edhe biblioteka jonë, vizitë kjo e cila përkon edhe me ditën kur festohet patronazhi i të dyja këtyre institucioneve. Falënderojmë drejtoreshën Njomza Imeri Ismaili për këtë vizitë si dhe ndihmën e pakursyer që na ka dhënë në vënien në përdorim të platformës elektronike COBISS me çka edhe ne si bibliotekë u bëmë pjesë e familjes së madhe të bibliotekave që ju mundësojnë lexuesve qasje në fondin e librave jo vetëm të bibliotekës sonë por edhe të gjitha bibliotekave në vend por edhe nga rajoni.
Foto album:
https://www.facebook.com/989652581213912/posts/1161701734008995/
Ekspozitë “Qyteti i thyer”
Në Qendrën e kulturës u realizua ekspozita “Qyteti i thyer” në bashkëpunim me Muzeun e Qytetit të Shkupit dhe MuzeumLINK.

Ekspozita e nxënësve të LuluArtStudio

Në galerin e arteve të INQK “Koço Racin” u realizua ekspozita e nxënësve të LuluArtStudio, udhëhequr nga Lulzime Osmani që bën një punë të mrekullueshme për të nxjerrë në sipërfaqe talentin e tyre.
Continue reading…Komedia e Molierit “I sëmuri për mend” organizuar nga nxënësit e SHFQ “Sande Shterjoski” Kërçovë
Shfaqja teatrale “Limonadë në shoqërinë e drejtorit”

Teatri amator në INQK “Koço Racin” – Kërçovë, më 9 dhe 10 maj, luajti premierën e komedisë urbane “Limonada në shoqërinë e drejtorit” nga Vesna Kuleska me regji të Mihailo Petrevski.
Continue reading…








































