
Bojan Veleski lindi në vitin 1994 në Kërçovë. Studioi në Fakultetin Filozofik në Shkup në degën e historisë së artit.
Ai ka punuar si: – Fotograf zyrtar në Paratissima MCMS Shkup – 2016-Fotograf zyrtar në “Fashion and Lifestyle expo” Opera dhe Baleti i Maqedonisë – 2017-Fotograf zyrtar i librit të gatimit “From the deps of the sea” Shkup 2018 -Fotograf në ” Olde Vechte Foundation “Holandë – 2019.
Çmime dhe ekspozita:- Vendin e parë në gara për fotografi “Dil jashtë” Shkup 2016-Shkup 2018.
- Vendin e dytë në gara për fotografija “Gazetarët e qytetit” MCMS -Shkup 2018
- Çertifikatë për mbarimin e kursit për fotografi “Xholef dhe artet” Shkup- 2016.



Duke përdorur aftësitë e fotoaparatit të tij, Bojani na ofron një histori të zhvilluar dhe të krijuar artistikisht nga një shëtitje në natyrë, qëllimi i së cilës është të përcjellë një mesazh “ mbaju”- “mos u dorëzo”.
Duke vërejtur mundësitë e mundshme narrative të barishteve që kanë arritur të qëndrojnë sipër dëborës, ai krijon një seri fotografish të bashkangjitura fort me mesazhin e sipërpërmendur, të cilin si autor ai dëshiron të na i transmetojë.
Ndjeshmëria minimale e shprehjes, lirisht mund të themi se është në një farë mënyre shprehja kryesore e thelbit të qëllimit.
Duke vërejtur strukturën e dëborës, kontrastin e hijeve kundër sfondit, përbërjes, na jep një vështrim të qartë të mendimit të tij, dhe natyrisht emocionet që ai arriti ti shfrenojë në kohë, të paraqitura në formën e fotografisë.
Dhe do të përmend edhe disa momente shumë interesante kur uji, megjithëse në gjendje stuhie, duket si një sipërfaqe e fryrë.
Në këtë kohë të konkretit dhe interneti, të ngopur nga zhurma e qytetit, paqja dhe qetësia, mendoj se ato mund të gjenden në veprat e tij.



Foto album:
https://www.facebook.com/media/set/?set=a.1243230885856079&type=3