Ekspozita “Shprehje pa kufi”, e organizuar nga LuluArtStudio, u mbajt më 22 dhjetor 2025, në foajen e INQK “Koço Racin” – Kërçovë, duke filluar nga ora 18:00. Ky aktivitet përfaqëson një moment të veçantë dhe domethënës në rrugëtimin artistik të nxënësve të studios.
Më 19 dhjetor 2025, me fillim nga ora 18:30, në ambientet e INQK “Koço Racin” – Kërçovë u mbajt me sukses recitali i violinës nga violinistja e re dhe e talentuar nga Kumanova, Zana Zumeri.
Më 18 dhjetor 2025, në orën 19:30, në skenën e INQK “Koço Racin” – Kërçovë u shfaq me sukses komedia “Vëllazëri dhe Interes”, e autorit Kristo Flloqi, në regji të Erjona Ahmedi.
INQK “Koço Racin” – Kërçovë, për të pestin vit me radhë, mirëpriti Festivalin e Teatrove “UskanaFest”, i cili u mbajt nga 10 deri më 13 dhjetor 2025. Ky festival tashmë tradicional u shndërrua në një ngjarje të rëndësishme kulturore, duke e pozicionuar Kërçovën si një pikëtakim të artit skenik dhe krijimtarisë teatrore.
Para një numri shumë të madh miqsh, mysafirësh dhe artdashësish në foajen e qendrës së kulturës Koço Racin – Kërçovë shfaqëm ekspozitë kolektive të Lulu Art Studio “ Buqet zemrash “ financuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të RMV.
Ekspozitën e hapi moderatorja Valdeta Ibishi dhe Maja siljanoski të cilat pasi folën për ekspozitën kolektive të Lulu Art Studio, i dhan fjalën drejtorit të qendre së kulturës z. Mazllam Osmani i cili falënderoi të pranishmit dhe Ministrinë e kulturës dhe turizmit për përkrahjen e këtij projektoi si dhe autoren e cila solli shumë piktura domethënëse. Në vazhdim fjalë mori autorja e këtijë projekti Lulzime Osmani e cila foli për veprat e nxënësve të saj dhe kjo ekspozitë konkretisht u paraqit me një numër të madh veprash të moshave të ndryshme .
Nxënësit prezantuan 41 piktura, natyra të qeta në teknikën e akrillit në pëlhurë, në mënyrë të shkëlqyer, para publikut . Lulzime Osmani edhe këtë herë dëshmoi dashurinë e saj ndaj figurës së fëmijëve dhe emocionet që shfaqin fëmijët në pikturat e tyre .
Në fund të ekspozitës u shtrua edhe një koktej për të pranishmit.
Me rastin e festës së patronit të Qendrës për Kulturë “Koço Racin” – Kërçovë, më 13 qershor, me fillim nga ora 19:00, u mbajt manifestimi “Mbrëmja poetike për Racinin”. Projekti u organizua nga INQK “Koço Racin” – Kërçovë dhe u përkrah nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.