
INQK “Koço Racin” – Kërçovë më 22 Nëntor 2025 organizoi me sukses Manifestimin Tradicional kushtuar Ditës së Alfabetit Shqip – një nga ngjarjet më domethënëse kulturore dhe historike për kombin tonë.
Ky aktivitet, i zhvilluar të shtunën më 22.11.2025, në orën 17:00, mblodhi nxënës, mësues, artistë dhe dashamirës të kulturës shqipe në një atmosferë festive dhe inspiruese.
Dita e Alfabetit Shqip është shumë më tepër se një datë në kalendar – ajo është ditëlindja e gjuhës së shkruar shqipe, një simbol i dritës së dijes, i bashkimit kombëtar dhe i kujtesës historike që na rikthen te Kongresi i Manastirit të vitit 1908, ku u vendos themeli i alfabetit tonë të përbashkët.
Programi artistik
Manifestimi u pasurua me këngë, valle, poezi dhe interpretim artistik nga nxënësit e shkollave të Kërçovës dhe rrethinës, përfshirë:
- SHMK “Drita” – Kërçovë
- SHFK “Sande Shterjoski” – Kërçovë
- SHFK “Rexhë Rushit Zajazi” – Zajaz
- SHFK “Faik Konica” – Greshnicë
- SHFK “Milto Gurra” – Garanë
- SHFK “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” – Sërbicë
- SHFK “Naim Frashëri” – Jagoll–Tuhin
Gjithashtu, pjesë e programit ishin edhe artistët e Shkollës së Valleve Popullore dhe orkestrës së Qendrës së Kulturës – Kërçovë, nën udhëheqjen e koreografëve Avni dhe Xheneta Zeneli, si dhe profesorit të muzikës, Burim Mehmedi.
Falë përkrahjes së Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe përkushtimit të organizatorëve e interpretuesve, aktiviteti u shndërrua në një manifestim dinjitoz, të denjë për festimin e gjuhës dhe identitetit tonë kulturor.
Event Link
https://facebook.com/events/s/manifestimin-tradicional-me-ra/1509919276977975
Foto Album
https://www.facebook.com/share/p/16Za5h9iuH
Media