
Para një numri shumë të madh miqsh, mysafirësh dhe artdashësish në foajen e qendrës së kulturës Koço Racin – Kërçovë shfaqëm ekspozitën personale nga Gabriela Petrovska “ Sekretet e Parajsës “ financuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të RMV.
Ekspozitën e hapi moderatorja Valdeta Ibishi dhe Maja siljanoski të cilat pasi folën për biografinë e autores i dhan fjalën drejtorit të qendre së kulturës z. Fluturim Ibraimi i cili falënderoi të pranishmit dhe Ministrinë e kulturës dhe turizmit për përkrahjen e këtij projektoi si dhe autoren e cila solli shumë piktura domethënëse. Në vazhdim fjalë mori autorja e cila foli për veprat e saj dhe këtë ekspozitë konkretisht ku u paraqit me një numër të madh veprash një pjesë e të cilave janë paraqitur edhe në ekspozita brenda dhe jashtë vendit tone .
Në këtë tërësi artistike ndërthuren e përkohshmja dhe e përjetshmja, e vdekshmja dhe e pavdekshmja, e mira si vlerë e përjetshme dhe e keqja si dukuri me jetëgjatësi të kufizuar.
Përmes veprave të ikonografisë, secili shenjtor paraqitet me domethënien, simbolikën dhe koloritin e tij të veçantë, duke shprehur thellësinë shpirtërore dhe pasurinë e traditës artistike bizantine.
Koloriti karakterizohet kryesisht nga nuanca të buta dhe harmonike, të realizuara përmes një qasjeje piktorike të frymëzuar nga stili bizantin. Veprat janë realizuar ekskluzivisht në pëlhurë të përgatitur paraprakisht për pikturim dhe në dru bliri, duke përdorur teknikën e ngjyrave akrilike ose temperës.
Përmes kësaj ekspozite, autorja krijon një hapësirë për përjetim shpirtëror dhe reflektim mbi vlerat e përjetshme, simbolikën e së shenjtës dhe marrëdhënien ndërmjet botës tokësore dhe asaj qiellore.Në fund të ekspozitës u shtrua edhe një koktej për të pranishmit.
Event / https://www.facebook.com/share/19f3qfLYb
/ https://www.facebook.com/share/1KRiAbCFmy/
Видео материјал од facebook страната
https://www.facebook.com/share/v/1d2kps6AuM/
Фото албум: https://www.facebook.com/share/p/19mWrz8wVF/ https://www.facebook.com/share/p/1CQrF33W8h/