
Qendra e kulturës shfaqi filmin vizatimor “OGLIT” i përshtatshëm për të gjitha grupëmoshat, film ky i sinkronizuar në gjuhën shqipe.
Synopsis
Në kërkim të shtëpisë së tyre të re, Oglit mbërrijnë në Qytetin me erë një vend i mrekullueshëm, i vogël dhe i qetë.
Por për fat të keq, Qyteti me erë ka një problem të madh: në afërsi, ka një deponi lokale mbeturinash aty pranë, që po shkakton probleme dhe po përhap një erë kundërmuese.
Diçka duhet ndërmarrë!!! Maksi, djali i krye bashkiakut, është një gjeni i ri, i cili fshehurazi ëndërron ta zgjidhë problemin me erën të keqe duke zbuluar një makineri të çmendur, të cilën e ndërton së bashku me profesor Shkumën dhe mbesën e tij Lota.
Kur Max takohet me Oglit tek deponia e mbeturinave, bëhet menjëherë e qartë se, ata Oglit janë zgjidhja e problemit, sepse ata vetë i hanë mbeturinat!
Kurse për Oglit kjo do të thotë se më në fund gjetën një shtëpi të vërtetë. Gjithçka do të ishte në rregull nëse nuk do të ishin planet e gruas së kryetarit dhe kontraktuesit të paskrupullt të ndërtimit Z. Çekani që duan të ndërtojnë një tempull të mirëqenies mbi deponinë e mbeturinave!
Oglit tani duhet të shpëtojnë shtëpinë e tyre të re, së bashku me miqtë e tyre Max dhe Lotën.