
Në Qendrën e kulturës u luajt shfaqja teatrale “Ariu.
Anton Chekhov gjenial në artin e tij, ashtu siç ka pasur impakt më shumë nga dramat e tjera, në këtë mes hyn pikërisht edhe “Ariu” , komedia në një akt me personazhe mjaft kompleks por
po aq edhe të fuqishëm të cilët këtë rradhë e sollën në skenë nxënësit e shkollës së mesme komunale “Drita” me kuratore Afërdita Nuhiji.
Tematika e shfaqjes rrotullohet rreth personazhit të Popoves, luajtur në skenë nga Albina Lika. Ajo është një grua e ve e cila shfaqet me delikatesen e një zonje të vuajtur e perbetuar të mbajë zi burrin e saj duke detyruar të gjithë ata që jetojnë me të ndryshmet qëndrojnë të mbyllur në shtëpi të veshur me të zeza. Lluka, luajtur nga Xheladin Rufati, është sherbëtori besnik i zonjës, i cili përmes personazhit të tij komik dhe frikacak shfaqet deri në fund besnik ndaj zonjës së tij të dashur.
Ngjarja zhvillohet në shtëpinë e Popoves ky në mes të vuajtjeve të saj, aty shfaqet Smirnovi, personazh i luajtur nga Agron Saliu, për të kërkuar borxhin që i kishte burri i Popoves. Që nga ardhja e tij, ndryshimet e shprehura midis tyre shfaqin tensionet dhe humorin, duke shpallur një histori epike e cila rrethon dashurinë, vuajtjen, hipokrizinë e besës së dhënë duke shprehur se jemi një vorbull e një lemshi të pësëritur duke përfituar kohë për të ndryshuar e megjithatë, përsëri përsërisim të njejtën.
Shfaqja u shoqërua me tingujt e kitarës nga Jetmir Mehmedi duke i dhënë shfaqjes atmosferën dhe emocionin përkatës për t’u shtjelluar.





Event Link:
https://www.facebook.com/events/327214070199488/