Koncert për krishtëlindje “Parada e krishtëlindjeve”

Në Qendrën e kulturës u realizua për herë të dytë me radhë koncerti për festën tradicionale të Krishtlindjes.

Në sallën e mbushur të Qendrës së kulturës interpertuan një numër i madh artistë të talentuar të muzikës të udhëhequr nga Petar Hristov dhe shoqëruar në përbërje të muzikës “Çalgi Merak” pjesë e orkestrës së Filharmonisë, kori i “Mitropolit Kozma Preçistanski” dhe “Ilija Nikolovski-Luj” të shoqëruar me zërin e Lambe Alabakovski, Jovana Bogdanoska, Dario Stojanovski, Evgenija Grbiq dhe Jovana Jakimoska.

Pas koncertit solemn nuk munguan surprizat e shumta për të ftuarit dhe më të rinjtë që ishin më të gëzuarit të cilët ndoqën me shumë admirim fishekzjarret spektakolare që shënuan në mënyrë simbolike fillimin e vitit të ri.

Faleminderim i veqantë u shpreh për drejtorin e Qendrës së kulturës z.Mazllam Osmani i cili e mbështeti dhe ndoqi të gjithë aktivitetin, si dhe përfaqësuesve të tjerë të cilët e mbështetën realizimin e këtij aktiviteti.

You may also like...

Lini një Përgjigje