Festivali Uskana Fest-Shfaqja teatrale “Nata e së vërtetës” nga Teatri “TEMPULLI” – Shkup

Në Qendrën e kulturës-Kërçovë në kuadër të festivalit teatral Uskana Fest organizuar nga ArTact-Us më datë 08.12.2021 me fillim në ora 19:30 u realizua shfaqja “Nata e së vërtetës (Nata e Helverit)” e sjellur nga teatri “Tempulli” nga Shkupi, në regji të Afërdita Nuhiji regjisores nga Kërçova.

Emocionet në teatër janë më të rëndësishmet. Në ketë shfaqje pam qartë se të gjithë jemi qenie njerëzore dhe se të gjithë meritojnë respekt, dhe çdo shoqëri duhet të sigurojë jetën e secilit me dinjitet.

Nata e së vërtetës (Helverit) është një tragjedi që përqëndrohet në dy personazhet Karla dhe Helveri, dy personazhe tragjike të luftës së dytë botërore, të ngecur në një rrjet, që përpëliten e mundohen të frymojnë në atë zymtësi për të mbijetuar , në kohën e sundimit fashist. Helveri një karakter i fiksuar dhe me trauma mendore nga lëvizjet fashiste. Ndërsa Karla një nënë që ka humbur bijën e saj dhe mundohet që këtë boshllëk ta përmbushë përmes Helverit që e trajton si të ishte djali i saj. Një miniaturë e përqëndruar në dhimbjen e nënës duke u përpjekur të mbijetojë me rutinat e rregullave të Helverit që është i magjepsur me “rregullat e dhëna, pushtetin ushtarak”, e që në fund përfundon ai duke u bërë viktimë e po të njejtës torture. Dy personazhe që bien pre e një realitetit duke qenë në vendin e dhunuesit dhe të dhunuarit, e një nëne pa fëmijë dhe një fëmije pa nënë të dëbuar nga shoqëria dhe të ngecur mes katër mureve. Nata e Helverit është një dramë ku autori mjaft mirë përshkruan momentet specifike të zhdukjes së njerëzve që merren peng gjatë luftës së dytë botërore. Çoroditja e asaj kohe historike që me vite është vënë në skenë, filmiografi, sigurisht secili vend pë të trajtuar dhe lidhur historitë e vendit, në favor të shfaqjes.

Foto link:

https://www.facebook.com/1286067854832012/posts/4310671749038259/

Video link:

https://fb.watch/9P288xk4bU/

https://fb.watch/9P29iDx3uI/

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *