
Me rastin e festës shumë të rëndësishme për shqiptarët siç është 22 Nëntori – Dita e alfabetit shqip nën organizim të INQK ”Koço Racin” Kërçovë u mbajt, koncerti me titull “Këndojm dhe festojmë” (22.11.2021, ora 19:00) i cili ishte i finansuar nga programa vjetore e Ministrisë së Kulturës të RMV.
Programi ishte i begatuar me këngë edhe me recitime emocionet e së cilave na i përcollën artistët dhe nxënësit e SHMK” Drita”:
Salije Bajrami-Vokal
Valon Mehmeti-Piano
Shkëlzen Pajaziti-Violinë
Jetmir Mehmedi-Kitarë
Dejan Apostollovski -Prekusione.
Moderator :Albina Lika dhe Jeton Rasimi
Recituan: Sanije Veseli, Erand Ibraimi dhe Jonila Abdiu
Koncerti u mbajt sipas protokolleve nga Ministria e Kulturës e dhënë nga komisioni shëndetësor për mbrojte nga Covid-19 ku edhe numri i vizitorëve ishte i kufizuar dhe ky numër arriti deri në 150 vizitorë. Mbajtja e maskës dhe mbajtja e distancës ishte e obligueshme!
Video live :









