Shfaqja teatrale “Jashtë bie borë”

Qendra e Kulturës në Kërçovë më datë 26.11.2019 solli shfaqjen “Jashtë bie borë”, me autor Vicenzo Salemme, në regji të Qëndrim Rijanit ku luajtën: Trimosh Ramadani, Blerim Ismani, Petrit Neziri dhe Muzafer Etemi.
Assistent regjie është Fitim Selimi, për skenografinë është përkujdesur Petrit Bakalli, kostumografinë e ka përgatitur Edlira Qyshka, kurse vepra është përkthyer nga Hervin Çuli.

Në “Jashtë bie borë” shfaqet jeta e tre vëllezërve, që jetojnë në një shtëpi pasi ju ka ‘vdekur’ nëna, e cila ju ka lëne një pasuri të majme, por atë e ka shkruar vetëm në emër të birit të sëmurë, Çiços – një person me çrregullime neurotike dhe në humor, i cili e bën jetesën e vështirë me të, prandaj me të jeton vetëm vëllai i madh i tij, Stefano.
Kufiri ndërmjet normales dhe anormales është vetëm një armë për të pasur pushtet. Në rrethanat e reja të krijuara vëllai tjetër Enzo kthehet nga udhëtimet me qëllimin e vetëm, të përftojë nga pasuria që ka lënë nëna.
Nën luftën se kush do ta marrë pasurinë, dhe dyshimit se si mund të kishte vdekur nëna e tre vëllezërve që vdiqën nga mbi doza e morfinës, do të tregojë se si vazhduan rrethanat në jetën e tre personazheve tragjiko-komikë.

You may also like...

Lini një Përgjigje