
Para një numri shumë të madh miqsh, mysafirësh dhe artdashësish në foajen e qendrës së kulturës Koço Racin – Kërçovë shfaqëm ekspozitën personale nga Stefan Anqevski “ Shtresëzime dinamike “ financuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të RMV.
Ekspozitën e hapi moderatorja Valdeta Ibishi dhe Maja siljanoski të cilat pasi folën për biografinë e autores i dhan fjalën drejtorit të qendre së kulturës z. Fluturim Ibraimi i cili falënderoi të pranishmit dhe Ministrinë e kulturës dhe turizmit për përkrahjen e këtij projektoi si dhe autoren e cila solli shumë piktura domethënëse. Në vazhdim fjalë mori autorja e cila foli për veprat e saj dhe këtë ekspozitë konkretisht ku u paraqit me një numër të madh veprash një pjesë e të cilave janë paraqitur edhe në ekspozita brenda dhe jashtë vendit tone .
Ekspozita „Shtresëzime dinamike” është një videoinstalacion që paraqet shkrimin artistik dhe krijimtarinë e artistit multimedial Stefan Ançevski, të cilat karakterizohen nga shtresa të trasha materiali, të aplikuara mbi sfond monokromatik. Këto janë njolla të materializuara në proces formësimi dhe strukturimi, të cilat krijojnë skema të larmishme që paralajmërojnë figura dhe simbolika të ardhshme.
Në fund të ekspozitës u shtrua edhe një koktej për të pranishmit.
Видео материјал од facebook страната https://www.facebook.com/share/v/1CaR5ktJfH/
Фото албум: https://www.facebook.com/share/p/1Dryb5xPKB/