Dita botërore e poezisë

Më datë 25.03.2025 ( e martë) me fillim në ora 19:30 në INQK” Koço Racin” Kërçovë u mbajtë aktivitet me rastin e Ditës Botërore të Poezisë.

 INQK ”Koço Racin” Kërçovë organizoi mbrëmje garuese në interpretim poezish me nxënësit e shkollës së mesme dhe shkollave fillore të qytetit.
Në këtë mbrëmje përveç nxënësve na nderuar me prezencën e tyre edhe shkrimtarët kërçovarë të cilët pas përfundimit të garës interpretuan disa nga krijimet e tyre poetike me çka i shtuan madhështinë asaj dite.

Përzgjedhjen e më të mirëve e bëri juria në përbërje: Qamil Aliu- profesor, Erjona Ahmeti – aktore, dhe prof. Adem Xheladini- shkrimtar , ku vendin e parë e fitoj Shefkije Alimi me poezin”Pse mungon Nëna ?” ,vendin e dytë Nexhbije Lika me poezin “Hakërrimi” dhe vendin e tretë Saranda Elezi me poezin “Femër” ,tre vendet e para u shpërblyen me nga një dhuratë dhe nga një Lëvdatë,ndëra të gjithë pjesëmarrësit morrën nga një mirënjohje.

Video link:

https://www.facebook.com/share/v/1FN9fV48EM

https://www.facebook.com/share/v/15LdtisJ3j

https://www.facebook.com/share/v/15HronskGT

https://www.facebook.com/share/v/1BDbncCAFD

Media :

https://www.facebook.com/reel/3839392892992259

Foto link:

https://www.facebook.com/media/set/?vanity=100026420543169&set=a.1656456928578309

You may also like...