Manifestim rastin e ditës botërore të librit dhe të drejtat e autorit

Më 23 prill 2026, në sallën e vogël të INQK “Koço Racin”, u realizua me sukses aktiviteti kulturor dhe artistik me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit.

Në këtë ngjarje morën pjesë nxënësit e SHFQ “Milto Gurra” fsh.Garanë, të cilët prezantuan një program të pasur artistik përmes interpretimit të poezive, pjesëve dramatike dhe monologëve, duke përcjellë emocione, mesazhe frymëzuese dhe reflektime mbi rëndësinë e librit dhe fuqinë e fjalës së shkruar.

Aktiviteti kishte për qëllim promovimin e leximit, zhvillimin e kreativitetit tek të rinjtë dhe ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e respektimit të të drejtave të autorit. Përmes performancave të tyre, nxënësit dëshmuan se libri mbetet një burim i pashtershëm dijeje, kulture dhe frymëzimi për çdo brez.

Atmosfera artistike dhe pjesëmarrja e publikut e bënë këtë aktivitet një pasdite të veçantë kulturore, e mbushur me emocion, art dhe dashuri për librin.

Një falënderim i veçantë shkon për Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbështetjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm në promovimin e kulturës, artit dhe aktiviteteve edukative që kontribuojnë në zhvillimin kulturor të të rinjve dhe të shoqërisë në përgjithësi.

Libri vazhdon të mbetet dritë që ndriçon mendjen dhe shpirtin.

Event link :

https://www.facebook.com/share/1GeDJTdAoR

Foto link:

https://www.facebook.com/share/p/1QNFgDTYS6

Video link:

https://www.facebook.com/share/v/1B2e1zmBU1

https://www.facebook.com/share/v/18bZUuKd4U

https://www.facebook.com/share/v/1H44kY8Sv8

You may also like...